Abdixhiku arrin në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

06 prill 2026 | 11:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritu në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.

Ky takim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Kurti, për t’u takuar me lider të opozitës për çështjen e presidentit.

Ai është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas takimit do të deklarohet.

“Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Të shtunën ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën, Albulena Haxhiut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Xhemë Binaku, ish-zyrtar komunal, Drenas Asnjë popull nuk humb…