Abdixhiku: Atë që fituam në Banjskë, ta fitojmë edhe në diplomaci

28 shtator 2023 | 12:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se atë që është fituar të dielën në Banjskë të Zveçanit, tani duhet të fitohet në politikë dhe diplomaci.

“LDK-ja me gjitha kapacitetet e saja do të mbështesë gjithherë institucionet e Kosovës në përballje të tilla. Sot na duhet mençuri, atë që fituam në Banjskë, duhet ta fitojmë në politikë dhe diplomaci. Është përgjegjësi e qeverisë, që këtë situatë ta kthejë në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtar”, ka thënë Addixhiku në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, ai ka thënë se bashkërendimi me aleatë është jetik për Kosovës.

“Për Kosovën do të ishte e pafalshme që të humbte nja përballje diplomatike. Jemi në moment të mirë, jemi në moment tonin”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut po teston dronët…