Abdixhiku bën homazhe në Meje: Kosova duhet të kërkojë drejtësi për njerëzit e vet

27 prill 2026 | 13:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në përvjetorin e Masakrës së Mejës.

Ai ka thënë se kjo ditë është përkujtim me atë se çfarë ka kaluar populli i Kosovës dhe se nuk guxon të harrohet.

Abixhiku ka thënë se për këtë duhet të kërkohet përgjegjësi.

“Sot, mes këtyre familjeve, e kupton se koha nuk mbyll gjithçka. Ka dhimbje që mbeten, të qeta në pamje, por të pandryshuara në thelb. Megjithatë, njeriu është më i fortë se guri. Kjo ditë nuk është vetëm kujtim. Është matje me veten. Me atë që kemi kaluar dhe me atë që nuk guxojmë ta harrojmë. Liria e Kosovës është e shtrenjtë. Prandaj kërkon përgjegjësi. Në këtë përgjegjësi, Kosova duhet të kërkojë drejtësi për njerëzit e vet dhe një histori që nuk lejohet të harrohet. Qoftë lavdi e Zoti u ndihmoftë familjeve”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Mejën me rastin…