
Abdixhiku: Dehari të ndjekë skenarin e Kuvendit, jo të partisë
19 prill 2025
| 11:44
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se shpreson që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të respektojë skenarin për seancën e përgatitur nga Sekretariati i Kuvendit, e jo i partisë së tij, LVV-së.
Ai tha se është “interes kombëtar që institucionet të formohen”.
“Nuk po themi që të mbetet Qeveria pa kryeministër, por duhet të zgjedhë, ose deputet ose kryeministër”, tha ai.