Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë e Gjilanit: Kërkojnë një shtet që u hap rrugë
19 maj 2026
| 19:48
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidaten për presidente të kësaj partie, Vjosa Osmanin, kanë takuar rininë e Gjilanit.
Përmes në postimi në Facebook, Abdixhiku tha se të rinjtë kërkojnë një shtet që u hap rrugë, jo që ua mbyll ëndrrat
“Prandaj, rrugëtimi ynë është edhe zotim për ta: për trajnim profesional për 40 mijë të rinj, punësim të garantuar për të diplomuarit dhe një ekonomi që krijon mundësi reale. Sepse rinia e Kosovës nuk është problem për t’u menaxhuar. Është forca që duhet besuar”, shkroi kreu i LDK-së.



