Abdixhiku: Duam që Kosovës t’i japim të ardhmen siç e meriton
21 dhjetor 2025
| 12:13
Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja do që Kosovës t’ia jap një të ardhme ashtu siç e meriton.
Ai ka thënë se Kosovën do ta bëjnë model të rajonit, jo në pikën e fundit të zhvillimeve në rajon, po prijetare e rajonit.
“Duam që Kosovës t’i japim të ardhmen siç e meriton dhe më besoni me potencialin politik që e kemi, dhe jo vetëm ne, po edhe të tjerët, po me afërsinë që mund ta krijojmë, këtë Kosovë mund ta bëjmë model të rajonit, jo në pikën e fundit të zhvillimeve në rajon, po prijetare e rajonit”, pjesë nga intervista e kryetarit dhe kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar LDK-ja në faqen e saj në Facebook.



