Abdixhiku e njofton ambasadorin e Francës për qëndrimet e LDK-së rreth situatës në veri

01 qershor 2023 | 13:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për tensionet në veri.

Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guerot për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës me aleatët tanë si parakusht i stabilitetit afatgjatë.

Kryetari i LDK-së shtroi po ashtu dhe nevojën e mbështetjes ndaj institucioneve të rendit të Republikës, me qëllim të garantimit të sigurisë së institucioneve dhe të qytetarëve përballë rrezikut të dhunës së krijuar nga bandat kriminale në veri të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trazirat në veri të Kosovës shpërfaqën reagime të ndryshme të…