Abdixhiku e Osmani takim me qytetarët në Lagjen e Spitalit

13 maj 2026 | 23:47

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se me Vjosa Osmanin kanë mbajtur takim në Lagjen e Spitalit.

Ai ka thënë se atje kanë biseduar me qytetarët.

“Takimin e fundit për sot e mbajtëm në Lagjen e Spitalit, mes qytetarëve.

Me biseda të drejtpërdrejta, me shqetësime reale, me pyetje të sinqerta e me njerëz që kërkojnë të dëgjohen e të kuptohen. Folëm për jetën e përditshme, për vështirësitë, për zhgënjimet, por edhe për shpresën që ende jeton tek njerëzit tanë.

I ftuam për bashkudhëtim në këtë rrugëtim të ri; një rrugëtim që nuk ndërtohet me propagandë e distancë, por me afërsi, besim dhe komunikim të hapur me qytetarët”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një vizitë që duket…