Abdixhiku e quan Kurtin ‘kryeministër të përkohshëm’, drejton akuza ndaj tij për Asociacionin

22 dhjetor 2023 | 13:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka plot dy vite që partia që drejton dhe gjithë miqtë më të afërt të Kosovës, i kërkojnë kryeministrit Kurti që të hartojë draftin e statutit të Asociacionit, si dokument i brendshëm i Kosovës.

“Ka dy vite që ‘kryeministri i shtetit të përkohshëm’, i ulur në tavolinë dialoguese me tre mosnjohjes të tjerë shteti, që ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë. Në seancën e 3 nëntorit, e kuptuam arsyen. Na tha, ‘nuk kam dashur të shkruaj një dokument të tillë, meqë kam qenë i bindur se ndërmjetësuesi më pas do të sillte një mes të dokumentit të Kosovës dhe atij të Serbisë’. Por dokumenti i ndërmjetësuesit erdhi. Jo si mes, por dhe më rëndë, erdhi si autonomi!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai ka thënë se dy muaj më pas, tek pasi ka pranuar autonominë e serbëve në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, del me propozim që tani Kosova ta shkruaj statutin e Asociacionit vet.

“Se qenka çështje e brendshme e jona. E paska kuptuar nga ndërmjetësuesi. Dy vjet pas. Vonë. Shumë vonë. E dëmshme kjo vonesë. E kushtueshme kjo vonesë. I thonë sot autonomi! Autonomi e pranuar nga ‘kryeministri i shtetit të përkohshëm’ dhe presidenti i Serbisë. Dhe jo vetëm kaq. Ka plot dy muaj që si narracion kryesor të tij, na thotë se ka qenë i gatshëm të nënshkruaj Draft Statutin e Asociacionin me Presidentin e Serbisë. Madje që atë ditë. Merreni me mend, një dokument të brendshëm të Kosovës, ta nënshkruaj jo një President Kosove por një president, hiç më pak se ai i Serbisë. Ka plot dy muaj që ngrisim në pah këtë çmenduri; dhe tek sot, dy muaj më pas, s’kërkon këtë nënshkrim. Nënshkrimi i draft statutit me Serbinë s’është më kërkesë. Çfarë ndodhi ‘kryeministër i përkohshëm’? E kuptove – më në fund – këtë çmenduri? A e kuptoni se sa pak di? A e kuptoni se sa e dëmshme është kjo vonesë e tij. Paqëndrueshmëria e tij është thelbi i pasigurisë! Padituria e tij është çmimi që paguajmë sot dhe nesër të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minnesota rikthehet te fitorja pas triumfit me rezultat 118-111 ndaj…