Abdixhiku: Ferizaj në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me përvojë të gjatë shtetërore

21 dhjetor 2025 | 19:53

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër ka qëndruar sot në Ferizaj.

Ai aty ka shpalosur programin qeverisë, për të cilin ka theksuar se është më ambiciozi që ka Kosova sot.

“Central me gaz në Ferizaj. Gaz amerikan. Energji e sigurt. Zgjidhje strategjike. Që të mos paguhet mafia energjetike. Që të mos digjen mbi 1 miliard euro nga importi i rrymës në pesë vjet. Që paratë e qytetarëve të mbesin në Kosovë dhe të kthehen në zhvillim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka theksuar se Ferizaji e kupton drejt.

“Ky nuk është premtim i lehtë; është vendim për të ardhmen e shumë gjeneratave. Ferizaj në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me përvojë të gjatë shtetërore dhe ekspertizë profesionale: me numër 16 Visar Azemi, me numër 18 Janina Ymeri dhe me numër 110 Paris Guri; si dhe nga partneri ynë në koalicion, AKR, me numër 47 Ekrem Mustafa dhe me numër 107 Gafurr Ibrahimi”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…