Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë

05 shkurt 2025 | 11:30

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në tubimin më të madh elektoral në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ky tubim do të mbahet të shtunën në orën 18:00.

“Të shtunën, të gjitha rrugët na sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral, në ringritjen më të madhe të djathtë!  Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithherë! E shtunë, 8 shkurt, ora 18:00. Sheshi Skënderbeu, Prishtinë! Vishuni trash, vishuni mirë; le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri!  FITORE DHE ASGJË MË PAK!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, u…