Abdixhiku futet në Kuvend, do të takohet me Kurtin (video)
23 shkurt 2026
| 14:11
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tashmë ka hyrë në objektin e Kuvendit, aty ku pritet edhe të takohet me kryeministrin Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.
Ai teksa doli nga zyrat e LDK-së, i pyetur nëse ka ndonjë emër që do ta propozojnë për president, tha se do të bëhet e ditur pas takimit.
Një ditë më parë Kurti ka takuar liderin e PDK-së, Bedri Hamza, me të cilin kanë diskutuar po për çështjen e presidentes/it.
Osmanit i skadon mandati më4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi.



