
Abdixhiku i kthen përgjigje Isa Mustafës: Turpërohem që partia jonë ra në 12%
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar edhe deklaratat e paraardhësit e tij, Isa Mustafa se “ka njerëz në LDK që turpërohen me të kaluarën e partisë”.
Abdixhiku tha se turpërohet me “faktin që LDK ka mbetur në 12 për qind në Kuvendin e Kosovës”.
“Nuk besoj se ka njerëz që turpërohen prej të kaluarës së LDK-së. Unë po shoh njerëz të përkushtuar në LDK. Ne kemi njerëz që po bëjnë çmos që partinë ta kthejnë në vendin e vet. Presim më shumë kontribute, e më pak kritika ndaj LDK-së”, tha Abdixhiku në RTV Dukagjini.
“Partia jonë mburret me rugovizëm. Njerëzit vijnë e shkojnë dhe secili lë gjurmët e veta brenda kohës së shkurtër që ka. Mua më turpëron fakti që një parti si LDK ka mbetur në 12% në Kuvendin e Kosovës. Unë po angazhohet që partinë e Ibrahim Rugovës ta kthejë ku e ka vendin”, ka thënë Abdixhiku.