Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim

12 maj 2025 | 16:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Osmani për këtë të enjte lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë ai për “Express”.

Deri tani, përgjigje pozitive kanë dhënë edhe PDK-ja e AAK-ja.

Presidenca ka njoftuar se Osmani do të nisë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga 15 maji dhe se ftesat për takimet e para janë dërguar për çka edhe po presin konfirmimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa janë duke u numëruar votat e zgjedhjeve parlamentare të…