Abdixhiku i prerë ndaj LVV-së: “Ata e duan LDK-në, ne s’bashkëpunojmë”

10 shtator 2025 | 22:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ishte mysafir në edicionin më të ri të emisionit Rubikon në Klan Kosova.

Përballë panelistëve, aty u diskutua për shumë tema të aktualitetit politik, në mesin e tyre edhe për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK-së dhe VV-së.

Abdixhiku ishte goxha kritik sa i përket qasjes së LVV-së.

Ai tha se LDK-ja nuk do bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.

“Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta. Këtu përfundon tregimi i relacioneve”.

“Ka shumë arsye që ne i kemi thënë në vazhdimësi. Ka bindje vlerore dhe me krenari ne qëndrojmë për një Republikë e cila respekton Kushtetutën e vet, që respekton vlerat demokratike, që respekton Gjykatën Supreme, që respekton prokurorët, që respekton sistemin demokratik e fjalën e lirë e  që është gjithçka e kundërta çfarë që sot Lëvizja Vetëvendosje përfaqëson”, theksoi Abdixhiku në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhja e…