Abdixhiku i prerë për koalicionin me Vetëvendosjen: Fjala e dhënë ka peshë

23 tetor 2025 | 21:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth diskutimeve për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, e ka bërë të qartë se nuk ka bisedime për koalicion me këtë parti.

Sipas tij, zhurmat e krijuara janë e politikës të së kaluarës kur marrëveshjet janë bërë nën tavolina.

“Kjo zhurmë vjen për një arsye shumë të thjesht. Duket se ka pasur një politikë për qytetarin e dhënë dhe një politikë nën tavolinë, por kjo gjendje nuk ka kaluar. Ka vdekur kjo politikë. Tash është gjeneratë e re e politikës”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, ka thënë se qytetarët dhe partitë politike duhet të mësohen me politikanë që mbajnë fjalën.

“Duhet të mësohemi që fjala e dhënë ka peshë. Kur një politikan thotë se i ka 61 vota, duhet të testohet. Kur një politikan si unë që thotë se nuk bëjmë koalicion, duhet t’i besoni. Nuk jemi në politikë për politikë nën tavolinë”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se Dimal Basha, në muajin gusht, u bë zyrtarisht…