Abdixhiku i shkon në zyrë Osmani: Biseduam për zhvillimet e fundit politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Abdixhiku ka bërë me dije se me Osmanin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.
“Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, sot gjatë ditës u takova me të për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën. Në këtë takim u informova për iniciativën e presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. I shpreha presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me ShBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë. LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.



