Abdixhiku ia çel derën Fatmir Limajt: Një pjesë të listës e hapim edhe për Limajn
Kryetari i LDK-së, sot ka marr edhe zyrtarisht mandatin nga kjo parti që t’ia mësyj zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Abdixhiku në një konferencë për media, pasi konformoi mandatimin, foli edhe për listën për deputetë. Ai tha se një pjesë të saj do ta lë edhe për Limajn me deputetët e vet.
“Hoqa dorë nga renditja për ta bërë listën… LDK garon e vetme në këtë garë, por brenda listës do të zhvillojë diskutime me akterë dhe parti që mund të jenë pjesë e saj”, u shpreh ai.
Një pjesë e listës së LDK-së mbetet e hapur edhe për subjekte të tjera politike, përfshirë edhe Nismën e Fatmir Limajt. “LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vet. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri”, deklaroi Abdixhiku.



