Abdixhiku ironizon me Kurtin: Secili qytetar i Kosovës po t’i kishte 48 deputetë, do ta bënte shumicën

23 tetor 2025 | 21:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili nuk po arrinë të sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë,  duke thënë se çdo qytetar i Kosovës do të ishte në gjendje të siguronte shumicën parlamentare po të kishte 48 deputetë.

“Për hir të Kosovës ulesh me partitë politike, i dëgjon kërkesat e tyre, bën marrëveshje politike. Kur i ke 48 deputetë, secili i Kosovës i kish ba 61. Mbajeni mend çka po ju them: secili qytetar i Kosovës, jo politikan, qytetar i thjeshtë, me i thënë ‘i ke 48 deputetë, bëji 61’, ish kanë në gjendje me ta ba një marrëveshje politike. I thonë pragmatizëm, i thonë politikë”, ka deklaruar Abdixhikunë Debat Plus, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai tha se LDK nuk ka koalicion dhe asnjë diskutim për qeverisje me Kurtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…