
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Ramën
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se më të ka biseduar për raportet ndërshtetërore dhe situatën e krijuar në veri.
Abdixhiku ka thënë se raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë.
“Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve, situatën e krijuar në veri si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike. Kryeministrin Rama e falënderova për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti. Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.