Abdixhiku kërkon mbështetje për Kosovën nga Parlamenti Evropian

13 dhjetor 2023 | 13:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg është takuar me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland,kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister dhe me eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku vizitën në Strasburg e mbylli në takimet me z. Rainer Wieland , zëvendëspresident i Parlamentit Evropian; kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister si dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i ka bërë bërë me dije se ekipi i tyre…