Abdixhiku kërkon që hetimi i pasurisë të nis nga deputetët

24 shkurt 2022 | 11:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti e mbështet Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai ka thënë se janë vullnetar që ky projektligj të nisë nga deputetët. Abdixhiku ka thënë se deri më tani krimi ka qenë i lirë, teksa tani siç ka thënë ai duhet të jetë i kushtueshëm.

“Këtë fjalë po e nisi duke i dhënë mbështetje konceptit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Ky koncept ka qenë pjesë e programit të LDK-së. Ne shprehim vullnet që ky projektligj të nisë së pari të deputetët. Krimi ka qenë i lirë e tash duhet të jetë i kushtueshëm”, ka thënë Abdixhiku në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Më tutje, ai ka pasur kritika lidhur me krijimin e strukturës organizative të Byrosë shtetërore.

Për këtë, ai ka paralajmëruar se do të japin edhe vërejtje teksa i ka kërkuar qeverisë që të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias.

“Byroja sipas projektligjit udhëhiqet nga një drejtor, e ky drejtor ka kompetenca më shumë sesa i gjithë sistemi i drejtësisë. Kjo byro si është paraqitur në projektligj nuk është e pavarur. Askush nuk duhet ta gëzojë një fuqi të tillë. Ne do t’i japim vërejtjet tona, por do ta mbështesim. Ejani ta bëjmë një ligj të vërtetë, por në fillim kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka…