Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë: Vota e qytetarëve nuk tjetërsohet, duhet mbrojtur me çdo kusht
Ai thekson se vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet dhe se procesi zgjedhor duhet mbrojtur me çdo kusht.
Abdixhiku denoncon se sulmet ndaj politikanëve të rinj dhe të pastër nuk godasin vetëm emrat, por edhe idenë e një gjenerate që beson te e ardhmja dhe vetë reformën e nisur.
“Parisit, dhe jo vetëm atij, por dhe politikanëve tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja. Mbi të gjitha, goditet reforma! Kjo që po ndodh në disa qytete, nuk është rastësi.
Ai paralajmëron pasoja për ata që kanë cenuar votën e lirë dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë për të gjithë përgjegjësit.
Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet. Jam i vetëdijshëm se LDK, krahasuar me të tjerët, ka më së paku shpërputhje dhe parregullsi. Por pikërisht sepse jemi kështu, kemi përgjegjësi të dyfishtë”, thotë më tej.



