Abdixhiku: Këtë herë fitojmë më shumë komuna pa balotazh

08 tetor 2025 | 21:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të dielën do të ketë festë në LDK.

Ai në Presing, në T7, ka thënë se presin që të fitojnë pa balotazh në disa komuna.

“Në zgjedhjet lokale të kaliara, vetëm Pejën e Lipjanin e fituam pa balotazh, këtë herë presim që të fitojmë edhe më shumë komuna”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje tha se LDK ka shtrirje të votës në të gjithë Kosovën, dhe sipas tij, kjo do të shihet të dielën, kur të mbahen zgjedhjet lokale.

“LDK ka shtrirje të votës në gjithë Kosovën, në zgjedhjet lokale ka shumë rëndësi kjo. Ka prezencë në regjionin e Prishtinës 01, edhe në votat nacionale, në Prishtinë, në Lipjan, në Fushë Kosovë, dhe në Llap. Kemi prezencë të mirë edhe në Dukagjin”, tha Abdixhiku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjir Rexha është kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…