Abdixhiku kritikon rëndë disa nga figurat e VV-së: Dejona Mihalin, Albin Kurtin, Hekuran Muranit, Nezir Krakin…

26 korrik 2025 | 23:16

Pas seancës së dështuara të 54-t për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka kritikuar disa nga akterët kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Kuvend Abdixhiku ka adresuar mesazhe të forta për liderin e VV-së, Albin Kurti.

“Sado që mundohesh ta gjesh veten në mes të britmave patriotike të një bërthame të kuqe me rrënjë nga Greqia, që u mban ligjërata patriotike luftëtarëve të UÇK-së; sado që mund të kërkosh mundimin e heshtjes me mendimet e profesorëve për “f”, e filozofëve përsëritës të klasave nga Ferizaj; sado që provon të dëgjosh me durim edhe kontabilistët financiarë që interpretojnë vendime komplekse juridike me plot kompetencë e bindje – pra, sado që mundohesh të sillesh normal e i përgjegjshëm mes mediokritetit të thellë politik që ka kapluar skenën tonë – çështja e vetme është: çfarë duhet t’i themi Albin Kurtit sot?”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur…