Abdixhiku kujton veprimtarët e LDK-së: Qofshim të aftë ta ruajmë atë që ndërtuat ju

19 nëntor 2023 | 14:58

Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka nderuar lart veprën e themeltarëve të kësaj partie, të atyre që janë gjallë dhe të atyre që nuk jetojnë më.

Numri një aktual i LDK-së, kujtoi në veçanti veprën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Qofshim të aftë ta ruajmë atë që ndërtuat ju”, ka thënë Abdixhiku.

LDK-ja sot po e mban Kuvendin e radhës Zgjedhor, ku do të zgjidhjen strukturat udhëheqëse të këtij subjekti.

Në garë aktualisht për të parin e Lidhjes Demokratike janë, kryetari aktual Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi, i cili është eliminuar nga gara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Bislimi që kishte shprehur kandidimin e tij në rrjetet…