Abdixhiku: Kurti e pranoi që s’ka shumicë por kërkoi kushtëzime 

28 qershor 2025 | 18:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e ftuar nga kreu i LV-së, Albin Kurti, morën pjesë me qëllim të mirë dhe për të parë e gjetur zgjidhje për ngërçin politik.

Ai tha se në takim morën pjesë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër një farsë publike sesa substanciale, dhe sipas tij, droja e tyre u vërtetua në këtë takim.

“Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua në këtë takim, meqenëse se qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë ato që kanë qenë deri më tani dhe as nuk e respektonin dhe as s’e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses edhe për votimin e fshehtë dhe për çështjen e përgjegjësisë që i takon atij”, ka thënë ai.

“Me lejoni të theksojë se për LDK-në, përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit, me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti e pranoi që s’ka shumicë por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani”, tha Abdixhiku,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar pas takimit se…