Abdixhiku: Largimi i mjekëve nga Kosova është bërë problem kombëtar

30 janar 2023 | 15:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar të hënën punëtorët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët i ka falënderuar për punën që janë duke bëtë në shërbim të qytetarëve.

Ai ka thënë se është koha që punëtorët shëndetësorë t’i marrin pagat me rritje. Në këtë drejtim, Abdixhiku ka thënë se largimi i punëtorëve shëndetësorë nga Kosova është bërë problem kombëtar.

“Punëtorët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderova për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë.

Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorëve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë. Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka…