Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional
Sot është konstituuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, me ç’rast deputetët e zgjedhur kanë dhënë betimin solemn.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjithashtu kanë bërë betimin para qytetarëve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u zotuar për përfaqësim të përgjegjshëm dhe në përputhje me ligjin.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se përfaqësuesit e kësaj partie e nisin mandatin me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë nga qytetarët.
Sipas tij, deputetët e LDK-së do të jenë të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe mbrojtjes së interesit publik.
Postimi i plotë i tij:
Sot u konstituua Kuvendi i Republikës. Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit.
Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.
LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij.



