Abdixhiku: LDK-ja do të marrë pjesë në votimin e Osmanit për presidente

30 mars 2021 | 14:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Pas mbledhjes me deputetët e LDK-së, ai ka thënë se vota për Vjosa Osmanin është në vullnetin e vetë deputetëve.

“Me forcën politike që kemi momentalisht kam pasur dy mundësi. Një të mos marrë pjesë në seancë ose të jemi pjesë e zhvillimeve”, ka thënë ai, duke shtuar se kanë zgjedhur këtë të dytën.  “Kemi bërë kështu sepse këtë rrugë LDK-ja e ka ndjekur përherë. Kemi diskutuar për pozitën apolitike të zonjës Osmani si presidente. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në këtë proces.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në votim, pa paragjykuar vendimin e deputetëve. Këtë vendim ua kam komunikuar deputetëve dhe pres që secili prej tyre të mos e pengojë kursin e ri të LDK-së”, ka deklaruar  Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Interit, Matias Vecino është shëruar nga Covid-19 dhe…