Abdixhiku: LDK-ja nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues

27 gusht 2025 | 11:21

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Abdixhiku ka thënë se gjatë bisedës, diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova – nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste – si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje.

“Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije. Në fund, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tonë”, ka shkruar në “Facebook” Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiorentina ka marrë një ofertë të majme prej 35 milionë…