Abdixhiku: LDK-ja shënoi rritjen më të madhe në këto zgjedhje

07 qershor 2026 | 22:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia që ai drejton ka shënuar rritjen më të madhe elektorale në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar këtë rezultat si mbështetje për vizionin politik të LDK-së.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se LDK-ja ka kaluar nga 13 për qind në 18 për qind të mbështetjes, duke regjistruar një rritje prej pesë pikësh përqindjeje brenda një periudhe njëmujore fushate.

“Sonte, Lidhja Demokratike e Kosovës shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto palë zgjedhje. Ne, vetëm në një muaj fushate, kemi kaluar nga 13 për qind në 18 për qind”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, kjo rritje përfaqëson një zgjerim prej 34 për qind të bazës mbështetëse të LDK-së dhe dëshmon se orientimi politik i partisë po gjen përkrahje gjithnjë e më të madhe tek qytetarët.

“Kjo rritje prej pesë pikësh përqindjeje, që në thelb është 34 për qind e bazës sonë, është mbështetje për vizionin që kemi nisur. Kjo është shenjë e qartë se ky vizion po merr mbështetje qytetare”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës korri rezultat të kënaqshëm zgjedhore…