Abdixhiku: LDK mund të propozojë një kandidat, mund të jetë edhe Osmani
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur i gatshëm për marrëveshje politike me LVV-në, e cila do të mund t’i hapte rrugë edhe zgjedhjes së presidentit të ri.
Abdixhiku tha se nuk i kanë tre emra për president, por mund ta kenë një, e këtu nuk e përjashtoi mundësinë që ai emër të jetë i Vjosa Osmanit.
“Më lejoni të shpreh habinë se si çështja kaq e rëndësishme komunikohet në distancë dhe përmes rrjeteve sociale. Mendoj se është temë serioze. Me aq sa kuptuam, Kurti po i kërkon 90 vota. LDK nuk mund t’i bëjë aq. Këtë herë ai nuk mundet pa PDK-në. Nëse kishte dashur vetëm me LDK-në, le të mblidhen, le t’i bëjnë 78 vota, nëse mbesin te votat e LDK-së, ulemi dhe flasim.
LDK mund të propozojë emra. Ne mund të propozojmë një. Mundet me qenë edhe Vjosa Osmani. Duhet të vendosë a po do marrëveshje me LDK-në, apo po i do 90 vota. Propozimi ynë gjithmonë ka qenë marrëveshja politike. Jo tre emra, por e japim një”, ka shtuar ai.



