Abdixhiku ndan rrëfimin e sotëm të Rifat Jasharit: E para parti u kanë LDK-ja, e kam rujtë sanakun me vota në Mynih
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë në profilin e tij një citat të Rifat Jasharit të bërë gjatë ditës së sotme në Prekaz.
Siç ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”, Rifat Jashari ka treguar se si LDK-ja ka qenë partia e parë në Kosovë dhe se kur janë zhvilluar zgjedhjet para luftës, vetë ai e ka ruajtur kutinë e votimit me votat e 7 mijë personave në Mynih.
Rifat Jashari ka thënë se për këtë ka dëshmitarë, duke treguar se nuk kishte shkuar as për të ngrënë e pi vetëm për t’i ruajtur votat.
“‘Tonë jemi bashkë. Bashkë jemi! E para parti u kanë. U kanë lëvizje, u kanë LDK-ja. 7000 vetë kanë votu në Mynih. Unë e kom rujtë sanakun. Janë gjinja gjallë. As s’jam shku me hongër bukë, veç një ujë. Në emër të Zotit, revolen se kom hjekë prej shoke, mos po ma vjedhë kush naj votë!’ -Rifat Jashari, 5 mars 2026, Prekaz”, ka shkruar Abdixhiku.



