Abdixhiku: Ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas

03 mars 2024 | 18:38

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se në Forumin e Gruas kanë diskutuar për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.

Abdixhiku thotë se “si parti e qendrës së djathtë, ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik”.

Postimi i plotë:

Këtë të diel, një tjetër aktivitet me Forumin e Gruas. Këtë herë folëm për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi. ????‍?
Si parti e qendrës së djathtë ?, ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik.
Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë.
Le të jetë kjo një ftesë për bashkim për secilën që ka të njëjtin dedikim. Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Sllubicë i komunës së Gjilanit ka filluar të braktiset…