Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh

13 tetor 2025 | 20:51

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar sërish për rezultatin zgjedhor në Prishtinë, duke thënë se partia e tij është rikthyer si e para në kryeqytet vetëm me punë.

Në një postim në FB, Abdixhikum thotë se “sot, struktura e LDK-së në Kryeqytet, me 5 degë e 83 nëndegë është par ekselancë! Guri, siç i themi ne. Model për secilin qytet. Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë”, shprehet Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Në Prishtinë, jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh jo me propagandë, as me exit-polle, e edhe me pak me zhurmaxhi mercenarë. Të gjithë kundër ditë e natë pa ndalë.💙🤍

Nuk jemi marrë fare me ta.
Në Prishtinë, jemi rikthyer veç me punë.

Punë në katër vite mandat të Përparim Ramës dhe LDK-së. Punë me ndryshimet e brendshme partiake. Sot, struktura e LDK-së në Kryeqytet, me 5 degë e 83 nëndegë eshtë par ekselancë! Guri, siç i themi ne. Model për secilin qytet. Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë.

Sepse mendimi qytetar nuk ndërtohet nga propaganda helmuese e mercenarizmi i mendimit. Nuk ju shohin, nuk ju besojnë. Mendimi qytetar ndërtohet veç nga puna dhe përpjekja e drejtë politike të cilën edhe e shohin, edhe e ndjenjë, edhe e besojne!

Do të vazhdojme kështu.
Nuk dijmë ndryshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për 247 ditë me radhë—që nga 9 shkurti—Albin Kurti, i…