Abdixhiku në takim me Gjukanoviqin: Mali i Zi, partner i rëndësishëm rajonal për Kosovën

19 maj 2022 | 17:15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë,  ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me të cilin ka biseduar për të ardhmen e dy vendeve.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja vlerëson orientimin e qartë të Malit të Zi në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik, si dhe bashkëpunimin rajonal brenda Procesit të Berlinit.

“Sot, me bashkëpunëtorë, takuam Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Biseduam për të ardhmen e dy shteteve tona dhe perspektivën euroatlantike që Kosova dhe Mali i zi si shtete fqinje kanë. Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s, mbetet partner i rëndësishëm rajonal për Kosovën. Presidentin Gjukanoviq e falënderova për rolin mbështetës të shtetit të tij në proceset integruese të Kosovës, me theks të veçantë për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës e në familjen e përbashkët ushtarake të NATO-s. LDK-ja vlerëson orientimin e qartë të Malit të Zi në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik, si dhe bashkëpunimin rajonal brenda Procesit të Berlinit. Presidentit Gjukanoviq i pranova me kënaqësi dhe ftesën e bërë për vizitë të radhës në Podgoricë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me…