Abdixhiku: Nëse LV-ja dhe PDK-ja vendosin të ketë garë për presidentin, atëherë shkojmë në zgjedhje
02 mars 2026
| 15:07
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku ka thënë se nëse LV-ja dhe PDK-ja vendosin të ketë garë për presidentin, “atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave”.
“Nëse LV-ja dhe PDK-ja vendos të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, se nuk e di si do t’i bëjnë 81 vota. Konsensusi bën president. LDK-ja ka qenë e angazhuar të gjejë emër konsensual. Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje. Do të presim tutje të shohim vendimin e kryeministrit Kurtit”, ka thënë Abdixhiku.



