Abdixhiku i bën thirrje Kurtit ta tërheqë Ligjin për zgjedhjet

02 prill 2021 | 20:14

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën e mbajtur për media, ka thënë se nëse nuk tërhiqet propozimi i ndryshimit për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kryeministri Albin Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje.

Abdixhiku ka lënë të nënkuptohet se deputetët e LDK-së nuk do të jenë pjesë e seancës për votimin e presidentit në Kuvendin e Kosovës nëse nuk hiqet dorë nga ky propozim.

“Ky ligj duhet të jetë pjesë e sistemore zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi ynë. Me veprimet e sotme kanë propozuar opozitën nga një proces reformimi, i cili duhet të ishte rezultat i bashkëpunimit me ta. Veprimet e sotme janë me qëllime të shantazhimit, të opozitës së vendit, ajo shumicë ka kuptuar se nuk mund të përballen me pandeminë dhe gjendjen ekonomike në vend. Sot Kurti u porpoq të shantazhojë me shkuarjen në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

“Në emër të LDK-së i bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, ka pohuar lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Qeveria e Kosovës ia ka proceduar kuvendit ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Këto ndryshime duhet të miratohen në dy lexime nga deputetët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sqarim për opinionin/ Të rinjtë e votuar më 21 mars…