Abdixhiku nga Gjilani: Ministrat e LDK-së do të maten me punë të mëdha, jo me fotografi ceremoniale

03 qershor 2026 | 21:06

Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga LDK, ka thënë se në Gjilan patën një pritje të jashtëzakonshme, me një energji që të jep besim se fryma e ndryshimit po rritet çdo ditë e më shumë, raporton Gazeta Blic.

“Kosova nuk ka më kohë për propagandë e fotografi ceremoniale. Ka nevojë për rezultate. Për njerëz që ndërtojnë dhe përfundojnë projekte që kanë mbetur peng për vite të tëra”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Gjilani sot! 🔥💙

Një pritje e jashtëzakonshme në qytetin e Anamoravës. Një energji që të jep besim se fryma e ndryshimit po rritet çdo ditë e më shumë.

Në Gjilan folëm qartë; ministrat e LDK-së nuk do të mburren me hapje derrasash të vadeve ministrat tanë do të maten me punë të mëdha. Me përfundimin e Autostradës së Gjilanit. Menjëherë!

Kosova nuk ka më kohë për propagandë e fotografi ceremoniale. Ka nevojë për rezultate. Për njerëz që ndërtojnë dhe përfundojnë projekte që kanë mbetur peng për vite të tëra.

Në Gjilan garojmë me kandidatët tanë: Lutfi Haziri me numër 5, Valentina Bunjaku Rexhepi me numër 21, Gentrit Murseli me numër 68, Besim Guda me numër 69 dhe Drenushë Maloku Bejtullahu me numër 103. Ndërsa në Artanë garojmë me kandidatin Bajrush Ymeri me numër 93 dhe në Kamenicë garojmë me kandidatin Jeton Biqkaj me numër 102.

Anamorava e di fort mirë dallimin mes zhurmës dhe punës. E kur ngritet Gjilani, ndihet gjithandej Kosovës! 💙

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën, Kongresmeni Keith Self e…