Abdixhiku nga Juniku: Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë

20 dhjetor 2025 | 19:05

Përfundim të magjistraleve për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë, ka premtuar kandidati i LDK-së për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

Gjatë fjalimit të tij në Junik, ai tha se nën qeverisjen e tyre, do ta lidhin Dukagjinin ashtu siç e meriton.

“Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë dhe do ta lidhim Dukagjinin siç e meriton”, tha Abdixhiku.

“Dhe mbi të gjitha, ne e dimë se asnjë program nuk ka kuptim pa shtet funksional. Pa Kushtetutë të respektuar. Pa institucione që punojnë. Pa partnerë ndërkombëtarë”, përfundoi Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili,…