
Abdixhiku nga tubimi përmbyllës: Prishtina do të vazhdojë të jetë me LDK-në dhe Ramën edhe katër vite
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në mbylljen e fushatës së Prishtinës, deklaroi se Prishtina do të vazhdojë të jetë me Përparim Ramën edhe katër vite të tjera.
Sipas tij, Prishtina do të vazhdojë të jetë e kaltër dhe me LDK-në.
“Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky qytet është misioni ynë. Do ta bëjmë këtë qytet sepse e dojmë. Sepse Prishtina duhet, nuk lakmohet. Kemi ecur bashkë në çdo lagje, kemi dëgjuar çdo zë, kemi parë çdo brengë, kemi projektuar çdo shpresë; dhe në secilën prej këtyre dorështrëngimeve, kemi ndier të njëjtën gjë, dashurinë e madhe për Prishtinën dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se “Në këtë udhëtim kemi parë Prishtinën që punon, Prishtinën që beson, Prishtinën që nuk pranon të kthehet pas”.