 
                    Abdixhiku pas takimit me presidenten: U deklaruam të gjithë se nuk ka shumicë në Kuvend
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka deklaruar se nuk ka shumicë parlamentare për formimin e një qeverie të re.
“Në këtë takim u dëshmua ajo që LDK-ja kishte thënë gjithherë, që në Kosovë, pas rezultatit të 9 shkurtit, nuk ka shumicë parlamentare”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë se ky ishte deklarimi i 52 përfaqësuesve të partive.
Derisa ai ka shtuar se në takimin me presidenten është përmendur shpesh qeveria e tranzicionit. Por, i pari i LDK-së shtoi se një qeveri e tillë nuk mund të krijohet.
“Sa më parë që i organizojmë zgjedhjet, i shmangim krizat eventuale”, ka thënë ai.
Abdixhiku po ashtu ka deklaruar se tani është në dorën e të parës së vendit, deri të mërkurën, të përcaktojë se a ka shumicë, ose nëse nuk ka.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        