Abdixhiku për 11 shtatorin: Kjo ditë na kujton se beteja kundër terrorizmit është përgjegjësi e përbashkët

11 shtator 2025 | 11:43

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Në 24-vjetorin e këtyre sulmeve, i pari i LDK-së ka vlerësuar kjo ditë na kujton se beteja kundër terrorizmit është përgjegjësi e përbashkët.

Sipas tij, kjo ishte një përpjekje e dhunshme për të cenuar mënyrën e jetesës së lirë e të hapur, që popujt demokratikë ndajnë kudo në botë.

“Mëngjesi i 11 shtatorit 2001, që mori jetën e rreth 3 000 njerëzve të pafajshëm, tronditi mbarë botën dhe mbeti në kujtesën e përbashkët si një nga aktet më të rënda të terrorizmit. Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës. Ishte një përpjekje e dhunshme për të cenuar mënyrën e jetesës së lirë e të hapur, që popujt demokratikë ndajnë kudo në botë. Sot, 24 vite më pas, përulemi me respekt para kujtimit të viktimave dhe shprehim solidaritet të plotë me familjet e tyre. Kjo ditë na kujton se beteja kundër ekstremizmit dhe terrorizmit është përgjegjësi e përbashkët, që kërkon unitet dhe vendosmëri të vazhdueshme”, ka vlerësuar Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama…