
Abdixhiku për kafe në Istog, uron Ilir Feratin për fitore
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Istogun për ta pirë një kafe me kryetarin Ilir Feratin, njëkohësisht për ta uruar atë për fitore në zgjedhjet lokale.
“Kam besuar e kemi besuar gjithmonë në Ilirin. Edhe katër vite më parë kur ishte veçse një kandidat potencial”, ka shkruar në “Facebook” Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Një kafe në Istog me 60shin.
Kam besuar e kemi besuar gjithmonë në Ilirin. Edhe katër vite më parë kur ishte veçse një kandidat potencial.
Njerëzit si ai, janë jo vetëm bashkëpunëtorë e profesionistë, por dhe shokë. Një herë marrin mundësi, herën tjetër fitojnë me 60%. Sepse janë të punës; janë të fjalës. Të ndërtuar mga rrënjët nga një prind i punës e fjalës.
Qytetarët e Istogut e vlerësuan punën e tij dhe të Lidhjes Demokratike, prandaj dhe e mbështetën kaq shumë.
Urime Ilir. Na bë siç di ti, krenar e faqebardhë!
Sot urova dhe strukturat tona për fitore me rezultat spektakular; 60% për Kryetar e 50% për Kuvend Komunal.