Abdixhiku për Kurtin: Nuk dëgjuam plan se si të dalim nga situata dhe as gatishmëri për koordinim me aleatët

08 nëntor 2022 | 10:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është deklaruar rreth takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka parë ndonjë planë konkret për zgjidhjen e çështjet se re të krijuar në vakuumin institucional në veri të vendit.

Po ashtu i pari i LDK-s, ka thënë se nga Kurti nuk panë as ndonjë lëvizje për gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

“Si LDK jemi përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit, ku kemi shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo hap që synon sigurinë e vendit. Nuk pamë  ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në vakuumin institucional të e krijuar në veri të vendit. Siç dhe nuk pamë ndonjë lëvizje për gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve të destabilizimit të vendi, nga faktorë që burojnë në Beograd.

“Kosova nuk bjerë pre e kurtheve të destabilizimit të vendit, nga faktorë që burojnë në Beograd. Për një ecje të tillë qeveria e Kosovës do të ketë mbështetje të LDK-së. Kërkojmë koordinim të plotë me aleatët tonë ndërkombëtarë për të stabilizuar situatën e sigurisë në kuvend. Nuk pamë planë dhe nuk dëgjuam ndonjë planë për të dalë nga kjo situatë. Destabilizimi buron nga sjelljet e Viçiqit, në përballje të tillë është jetike që të Kosova të koordinohet me aleatët e vet”, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se qeveria duhet të sigurojë edhe ligjshmëri edhe aleatët e vetë.

“Ne kërkojmë që kjo qeveri të sigurojë edhe ligjshmërinë edhe aleatët e vetë. Sepse historia e Kosovës na ka mësuar qartë që çdo ecje me aleatë i sjell Kosovës edhe siguri edhe avancim. I kërkuam kryeministrit që temën e Serbisë të mos e bëjë temë të diskutimit publik të brendshëm në Kosovë. Në një pjesë diskutuam edhe çështjen e dialogut. Biseduam edhe për konceptet e kryeministrit sa i përket marrëveshjes”, ka thënë Abdixhiku.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është…