
Abdixhiku: Po e presim vendim përfundimtar të Kushtetueses për lëndën tonë, po përmbyset rendi kushtetues
25 korrik 2025
| 13:32
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën.
Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK-ja pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
“Kryesuesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, ka thënë Abdixhiku.