Abdixhiku premton 1000 euro pagë për mësuesit (video)
17 dhjetor 2025
| 11:48
Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka dhënë premtimin se me qeverisjen e tij mësuesit do të kenë pagë 1000 euro.
Ai ka thënë se ky është një nivel i ri i projektimit të mësuesit kosovar, nga një simbol qendrese në vitet e 90-ta; në simbol force zhvillimore për Republikën sot.
“Mësuesve të Kosovës u zotohemi qartë, 1000 euro pagë për secilin nga ta. Ky është një nivel i ri i projektimit të mësuesit kosovar, nga një simbol qendrese në vitet e 90-ta; në simbol force zhvillimore për Republikën sot. 1000 euro pagë për mësuesin, e vendosë këtë kategori fisnike shumë përpara vendeve në rajon”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.



