
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Gjatë takimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer që LDK-ja dhe institucionet e Kosovës kanë pasur me ambasadën e Finlandës gjatë gjithë mandatit të ambasadorit Nissinen, si dhe vlerësoi lartë angazhimin e tij të palodhur për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, arsimi dhe demokratizimi i institucioneve.
Abdixhiku theksoi se përkrahja e vazhdueshme e shtetit të Finlandës për Kosovën ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme për proceset e brendshme demokratike dhe integrimin euroatlantik të vendit.
Po ashtu, Abdixhiku i uroi ambasadorit Nissinen suksese të mëtejshme në detyrat dhe angazhimet e ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia mes Kosovës dhe Finlandës do të vazhdojë të thellohen edhe më tutje.