Abdixhiku pret përfaqësuesit e Lutjeve të Mëngjesit: “Miqësia me Amerikën, pasuri e popullit tonë”

10 qershor 2025 | 20:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore të LDK-së përfaqësuesit e organizatorëve të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaBlic.

Në takim me Van Voung, Steve Savelich dhe Ray Schmidt, të shoqëruar nga profesori Shala, Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që ky organizim shumëvjeçar i ka dhënë Kosovës dhe përfaqësuesve të saj.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për dorën e miqësisë dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjes shpirtërore e politike me SHBA-në.

Abdixhiku nënvizoi se LDK do të vazhdojë të jetë ura e bashkëpunimit me Perëndimin dhe garantuese e kësaj aleance të çmuar për vendin.

E plotë:

Përfaqësuesit e organizatorët e Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA, i prita sot në Selinë Qendrore të LDK-së.

Zotërinjtë Van Voung, Steve Savelich dhe Ray Schmidt, të shoqëruar nga profesor Shala, i pritëm së bashku me Besianin, Armendin e Visarin. I falënderova për ndihmesën e vazhdueshme që ky organizim shumë dekadësh i ka dhënë Kosovës dhe përfaqësuesve tanë nëpër kohë.

Kosova ka nevojë sot edhe më shumë për dorën e miqësisë. Rrugëtimi ynë politik nuk ka qenë i lehtë. Por në secilën kthesë të vështirë, kemi pasur praninë dhe mbështetjen e miqve tanë amerikanë – në lutje, në ndihmë, në vizion të përbashkët.

Lutjet e Mëngjesit janë simbol i bashkimit shpirtëror dhe politik – vend ku dallimet tejkalohen për hir të paqes, mirëkuptimit dhe dashurisë për tjetrin. Në këtë frymë u ndërtua miqësia Kosovë–SHBA. Dhe në këtë frymë duhet ta ruajmë e ta thellojmë.

LDK, si partia që e vendosi raportin tonë me Perëndimin në themel të identitetit shtetëror të Kosovës, do të vazhdojë të jetë ura e këtij bashkëpunimi të shenjtë.

Do të jemi gjithnjë falënderues e gjithnjë të angazhuar për ta ruajtur këtë aleancë, si pasuri të popullit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…